E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Burime nga media onlinë bëjnë me dije se një 29-vjeçare nga Elbasani është vetëhedhur në vendin e quajtur Kisha e Laçit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Shtetit 29-vjeçarja e cila është hedhur nga shkëmbi ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nuk dihen motivet pse e reja ka ndërmarrë këtë veprim që mund të rezultonte fatal për jetën e saj.

 

NJOFTIMI:

Kurbin

Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, ka shkuar tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, dhe dyshohet se është vetëhedhur nga një shkëmb duke rënë rreth 10m poshtë.

Për pasojë, 29-vjeçarja ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuan prej disa kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.