27-vjeçari pronar i një ferme të njohur në Memaliaj, i apasionuar pas kuajve
Aleksandër Sadikaj i cili është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë rezulton pronar i një ferme të njohur në Memaliaj, i njohur si “Sancho Farm Albania”.
Sipas burimeve biznesi është hapur në janar të vitit 2022. Ajo ishte një fermë me kuaj, e ndërtuar me disa shtëpiza druri me çmime që vijon nga 40 euro deri në 100 euro në natë.
Sadikaj ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Beratit, ndërsa mësohet se jetonte me të ëmën në kryeqytet.
Atentati ka qenë i mirëmenduar, pasi shpërthimi i telekomanduar është bërë në një moment kur pranë makinës së Sadikajt, nuk ka pasur asnjë mjet tjetër, ndonëse në aksin Elbasan-Tiranë drejt kryeqytetit ka pasur një fluks mjetesh duke shkaktuar panik te qytetarët.
Me këmbë të gjymtuara, plagë të shumta në trup dhe gjakderdhje, Sadikaj arriti që të dalë vetë nga makina pas shpërthimit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që mori, ndonëse u transportua në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



