28 janari, dita vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet më 28 janar 2026, në orën 12:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në fokus të mbledhjes do të jetë shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Procesi vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe institucional, ndërsa vëmendja është e përqendruar edhe te vendimmarrjet që pritet të merren përpara kësaj date.
Më 22 janar, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në themel çështjen e pezullimit nga detyra të Ballukut, një zhvillim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e mëtejshme të procedurave.
Mbledhja e 28 janarit pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e dhjetë deputetëve anëtarë të këshillit, përfaqësuesve të SPAK dhe avokatit mbrojtës.
Ende mbetet e paqartë nëse vetë Balluku do të jetë e pranishme në këtë seancë, ndërsa vendimmarrja e këshillit pritet të shërbejë si një hap kyç në vijimësinë e çështjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



