E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Basha : vetëm qeveri teknike

Ende pa zgjidhje! Kushti i PD për të dalë nga protesta dhe 3 propozimet ndërkombëtare

 

Pas takimit të kryeopozitarit Basha me të dërguarit e Bashkimit Evropian në Tiranë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein vjen edhe reagimi zyrtar i Partisë Demokratike.

“Kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe mandatin e saj është e pandryshueshme”, citon PD-ja.

Ndërkohë, SHBA, BE dhe OSBE kanë propozuar një draft konkret i cili nuk është pranuar nga Partia Demokratike, pikërisht për faktin se ai nuk përmbante krijimin  një qeverie teknike.

Sipas draftit, tre janë pikat kryesore:

Kryetari i KQZ-së t’i kalojë opozitës

Kriminalizmi i votës, dënime të ashpra për vjedhjen e votës

Ndryshimet në polici

Por fakti që PD nuk eshte terhequr nga kerkesa e saj e artikuluar ne menyre te perseritur edhe gjate 66 diteve qe ajo ndodhet ne proteste, ajo e krijimit te nje qeverie teknike, duket se flet per nje deshtim te bisedimeve. Ulja ne nje tryeze mes kryeministrit Rama dhe liderit demokrat Basha, edhe nen ndermjetesimin e zyrtateve te huaj, duket se eshte ende larg.

Ndërkohë pas takimit në pallatin e Kongreseve Basha u shpreh  se nuk kanë nisur ende negociatat.

“Nuk kanë nisur negociatat jemi në proces të takimeve. Nuk ka teknicienë. U thirrëm për të vazhduar procesin e bisedimeve me ndërmjetësuesit. Dola, sepse mbaruam punë”, – u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.