Foto/ Epiqendra e tërmetit në Lushnjë, banorët dalin në rrugë
Të frikësuar pas lëkundjeve të tërmetit, dhjetëra banorë të Lushnjës kanë dalë nga shtëpitë.
Qytetarët kanë lënë apartamentet dhe qëndruan në rrugë, pavarësisht temperaturave të ulëta.
Pak minuta pas mesnate, një tërmet 4.6 i shkallë Rihter u regjistrua në Dushk të Lushnjës. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



