RENEA zbarkon para Kryeministrisë dhe dislokohen në Bulevard
Forcat speciale RENEA janë dislokuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke u pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, në një moment kur situata gjatë protestës vijon të jetë e tensionuar.
Vendosja e efektivëve në këtë zonë strategjike të kryeqytetit vjen në kuadër të masave të sigurisë për mbrojtjen e institucionit qeveritar, ndërsa protestuesit vijojnë të jenë të pranishëm në kryeqytet.
Prania e forcave speciale përpara Kryeministrisë është një tjetër zhvillim në terren, teksa protesta shoqërohet me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë në disa zona të Tiranës.
Situata në bulevard dhe përreth godinës së qeverisë mbetet e ndjeshme, ndërsa forcat e rendit janë të pozicionuara për të garantuar sigurinë e institucionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


