34-vjeçarja u vetëvra bashkë me foshnjën/Prindërit po e kërkonin
Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë qytetin bregdetar. Një grua vetëm 34-vjeçe, së bashku me djalin e saj, vetëm 1 vjeç, është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Foshnja e pafajshme gjeti vdekjen në vend, ndërkohë që nëna nuk mund t’ia dalë rrugës për në spital.
Një tjetër banore e lagjes Pavarësia 2 në Vlorë ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë sot në Vlorë.
“Vajzë shumë e mirë. Doli dr. Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se ‘kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore’. I thashë merri ilaccet ccupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti ‘e ke parë Pamelën?” Unë e mora me mend se çfarë do ndodhtë. Ka 8 muaj e ndarë, dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit“
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



