38-vjeçari vodhi automjetin për ta shitur për pjesë, arrestohet
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet gjatë orëve të natës në bulevardin “Bajram Curri”, me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën menjëherë punën pas sinjalizimit të vjedhjes, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin E. H., banues në Tiranë dhe me precedent penal të mëparshëm për të njëjtin krim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



