E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Denoncimi i gazetarit: Makina pa logo shoqërojnë protestuesit
Lajme

Denoncimi i gazetarit: Makina pa logo shoqërojnë protestuesit

🇬🇧 Read in English

Automjete pa logo dhe pa shenja dalluese të Policisë së Shtetit janë përdorur për shoqërimin e protestuesve në Tiranë. Denoncimi është bërë nga gazetari Osman Stafa, i cili ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po kryhen ndërhyrjet ndaj qytetarëve gjatë tubimit kundër qeverisë.

Sipas gazetarit, automjetet nuk kanë elemente identifikuese që të tregojnë se i përkasin Policisë së Shtetit, ndërsa brenda tyre ndodhen punonjës policie që mbajnë në uniformë mbishkrimin “Operacionalja”.

Stafa e ka cilësuar këtë praktikë si të pazakontë, duke vënë në diskutim mungesën e shenjave dalluese në automjetet që përdoren për shoqërimin e protestuesve.

Ndërkohë, ndërhyrjet e efektivëve kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku policia ka tentuar të shoqërojë qytetarë të tjerë. Pas përplasjeve dhe ndërhyrjeve, protestuesit janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit.

Tubimi kundër qeverisë vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrësit shprehin pakënaqësi për situatën ekonomike dhe kushtet e jetesës, duke pretenduar se politikat qeveritare po ua vështirësojnë gjithnjë e më shumë të ardhmen në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.