E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
38-vjeçarja në Divjakë i ngul thikën vëllait të saj
Publik News

38-vjeçarja në Divjakë i ngul thikën vëllait të saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë.Një 38-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.

Gruaja me inicialet M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë pas sherrit banal i nguli thikën shtetasit Xh. Xh., 34 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë konflikti për motive të dobëta.

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.