E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Surprizat e motit për muajin gusht
Lajme

Surprizat e motit për muajin gusht

Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut.

Meteorologia Tanja Porja tha në në Dita Jonë, se do të ketë vetëm dy valë të nxehti, por edhe rrebeshe. Sipas saj ditët e para të gushtit moti do të jetë i qëndrueshëm me net dhe mëngjese të freskëta, ndërsa termometri pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius.

“Rriten temperaturat, por nuk kemi temperatura ekstremisht të larta temperatura normale nata dhe mëngjesi do jenë të freskët deri në datat 4-5. Temperaturat rriten me 2 gradë, termometri ngjitet në 35 gradë. Në 5 gusht rrebeshe intensive në juglindje dhe gjysmën lindore të vendit dhe më pas gjysma e parë e gushtit pritet të jetë pa reshje. Gjysma e parë e gushtit parashikohet komode edhe nga temperatura dhe qëndrueshmëria e motit”.

Meteorologia njoftoi gjithashtu se nga data 6 gusht nis rritja e temperaturave, ku parashikohen dy valë të nxehti me temperatura 39-40 gradë, por që nuk pritet të kalojnë 40-gradëshin.

“Nuk do ketë të krahasuar me korrikun, do të kemi dy valë të nxehti në datë 6 do të të kemi 4-5 ditë valë nxehtësie, ku termometri ngjitet në 39-40, por mundësitë për të kaluar 40-gradëhsin janë të ulëta. Vala tjetër nga data 12-17 gusht. Si muaj është shumë më i qetë dhe i butë se korriku dhe këto valë nxehtësie janë më të buta”.

Sipas Porjas gjysma e dytë e muajit sjell paqëndrueshmëri, ndërsa nuk do të kemi ekstremitet gjatë gushtit për rajonin e Ballkanin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.