E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 mijë nxënës më pak të regjistruar në Qarkun i Korçës
Lajme

4 mijë nxënës më pak të regjistruar në Qarkun i Korçës

Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me një ulje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më parë.

Nëse Numri i nxënësve ne total ne rang qarku vitin e kaluar ka qenë 21080 nxënës Këtë vit është ulur në 17354 pra 3726 nxënës më pak.

Sipas sindikatës së pavarur të arsimit në Korçë kjo shifër është alarmante por edhe e pritshme
pasi ky fenomen nk ka niaur sot por prej vitesh madje ata shtojnë se në vitet pasardhëse,akoma edhe më shumë do të ndihet nr i ulët i nxënësve.

Më të prekura janë klasat e para, ku mungesa është ndjerë prej dy vitesh, dhe sipas ekspertëve, kjo do të përshkallëzohet edhe në klasat pasuese, deri në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze.
Shkaku kryesor i rënies lidhet me emigracionin e të rinjve dhe uljen e lindshmërisë në vend.

Probleme dhe rrezik mbyllje për vitet pasardhëse për shkak të numrit të ulët të nxënësve nuk kanë kanë vetëm shkollat e rrethinave por edhe qytwti i Korçës.
Këtë vit 3 shkollat e qytetit, Naim Frashëri, Ismail Qemali dhe Asdreni janë në limitin e numrit të kërkuar për të patur drejtori shkolle gjë që rrezikon të kalojnë në shkolla vartëse.
Nga ana tjetër, edhe pse numri i mësuesve pa ngarkesë mësimore është i lartë, sipas kontratës kolektive, asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa punë por do të sistemohen si mësues ndihmës.

Capture
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.