Bora gati 1 metër, moti i keq ‘paralizon’ rrugën Panarit-Korçë
Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika sociale dhe infrastrukturore edhe në qarkun e Korçës, si pasojë e reshjeve intensive të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike gjatë orëve të fundit ka sjellë reshje të dendura bore, duke bllokuar përkohësisht një prej akseve panoramike të zonës.

Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për aksin rrugor Panarit–Korçë, ku qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm.

Strukturat përgjegjëse bëjnë me dije se mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të rrugës, ndërsa situata është rënduar nga reshjet e vazhdueshme gjatë orëve të fundit.

Autoritetet lokale theksojnë se ekipet e emergjencave dhe mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë dhe vijojnë të jenë në gatishmëri për pastrimin e borës dhe normalizimin e qarkullimit në zonën e Panaritit, me qëllim rikthimin sa më shpejt të lëvizjes së mjeteve dhe shmangien e rreziqeve për banorët.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



