E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
46-vjeçari kapet me  46 doza kokainë gati për shitje
Publik News

46-vjeçari kapet me 46 doza kokainë gati për shitje

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një sasi kokaine e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

1

46-vjeçari me inicialet D.K., u ndalua për kontroll nga uniformat blu të kryeqytetit teksa po kalonte me automjetin e tij në bulevardin “Bajram Curri”.

Gjatë kontrollit në makinë atij iu sekuestruan 46 doza me kokainë, çka bërri që të arrestohej në flagrancë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorsisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 46-vjeçari tashmë duhet të përballet me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i policisë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë.

Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.