E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
48 orë do të presin emigrantët në kufirin gjerman për të marrë një përgjigje për azil
Bota

48 orë do të presin emigrantët në kufirin gjerman për të marrë një përgjigje për azil

Arrihet marrëveshja e Kancelares Angela Merkel me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer

48 orë, kaq është koha që do të presin emigrantët në kufirin gjerman për të marrë një përgjigje nëse e meritojnë apo jo azilin politik nga ky shtet.

Është marrëveshja që ka arritur Kancelarja Angela Merkel me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili kërcënoi me daljen nga koalicioni dhe rrëzimin e qeverisë nëse nuk i jepej fund politikës së dyerve të hapura, aq fort e mbështetur nga Kancelarja Merkel.

Për të ruajtur koalicionin, politika e dyerve të hapura u kthye në “dyert e hapura për vetëm 48 orë”.

Afatin e ri, kur refugjatët do të qëndrojnë në qendrat e azilit nën mbikëqyrjen e policisë, Merkel e shpjegon në një intervistë për kanalin ARD.

Merkel refuzon kategorikisht etiketimin e saj si Kancelare e mbylljes së dyerve, duke e vënë theksin te mbrojtja e kufijve të jashtëm dhe dialogut me palët e treta dhe vendet e origjinës.

Brenda këtij viti, në Gjermani kanë mbërritur rreth 600 mijë emigrantë nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.