E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
57-vjeçar  bie në pranga, i  akuzuar për përndjekje  nga vajza 20-vjeçarej
Publik News

57-vjeçar bie në pranga, i akuzuar për përndjekje nga vajza 20-vjeçarej

Një 57-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës i akuzuar për përndjekje nga një vajzë 20-vjeçare.

E reja i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 6 në kryeqytet, me kallëzim për personin i cili sipas saj i ishte kthyer në një burim shqetësimi të vazhdueshëm me përndjekjen që i bënte.

Si të mos mjaftonte fakti që ai e ndiqte këmba-këmbës, policia thotë se 57-vjeçari madje e ka shantazhuar të renë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

NJOFTIMI 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”  i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.