E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SOT seanca gjyqësore pasurisë së ish Kryeprokurorit ADRIATIK LLALLA
Publik News

SOT seanca gjyqësore pasurisë së ish Kryeprokurorit ADRIATIK LLALLA

Sot në orën 10:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Në seancën e parë në Apel,  që u zhvillua më 16 maj, ish Kryprokurori  Llalla mungoi dhe u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Një pengesë proceduriale e detyroi Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të shtyjë seancën ku do të shqyrtohej ankimimi i bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në mënyrë që ky i fundit t’i nënshtrohet Vetting-ut, pavarësisht se ka hequr dorë nga e drejta për të qenë gjyqtar.

Shkak është bërë mosqenia në dijeni e Llallës për seancën në ngarkim të tij. Të paktën këtë pretendoi avokati mbrojtës i ish-numrit një të akuzës. Mbrojtësi Sokol Hazizaj tha se nuk kishte komunikuar me klientin e tij për këtë seancë.

Në këto kushte Kolegji vendosi të shtyjë seancën për në datën 31 Maj dhe kjo kohë do shërbejë që Adriatik Llalla të vihet në dijeni për këtë proces dhe avokati të plotësojë prokurën e përfaqësimit.

Seanca në KPA për Llallën vjen në një kohë kur prokuroria ka nisur një hetim për Adriatik Llallën, i akuzuar për shpërdorim detyre, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.