9 gola në sfidën e parë, Bayern-PSG përplasin sonte sërish ‘brirët’
Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, gjithë vëmendja e botës së futbollit do të përqendrohet në “Allianz Arena”.
Bayern Munich pret në ndeshjen e kthimit Paris Saint-Germain, pas një përballjeje spektakolare në “Parc des Princes”, e cila përfundoi me rezultatin 5-4. Takimi i parë ishte një festival futbolli, me ritëm të lartë, gola dhe emocione që rrallë shihen në këtë nivel.
Sonte është momenti vendimtar, vetëm njëra prej këtyre dy skuadrave do të sigurojë biletën për në finalen e madhe që do të zhvillohet në Budapest më 30 maj. Gjithçka mbetet e hapur dhe pritet një tjetër përballje e zjarrtë, që shumëkush e konsideron si një “finale të parakohshme”.
Ndërkohë, finalisti tjetër është mësuar tashmë. Arsenal arriti të sigurojë kalimin në finale mbrëmjen e djeshme pas fitores minimale 1-0 përballë Atletico Madrid, duke pritur tashmë fituesin e këtij superdueli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



