E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PSG triumfon në finalen e Uefa Champions League ndaj Arsenal
Flash

PSG triumfon në finalen e Uefa Champions League ndaj Arsenal

Paris Saint-Germain ka triumfuar në finalen e madhe të UEFA Champions League, duke mposhtur Arsenalin pas një përballjeje spektakolare që u vendos vetëm pas penalltive.

Ndeshja e zhvilluar në Budapest përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë, me Kai Havertz që kaloi i pari në avantazh Arsenalin, ndërsa Ousmane Dembélé barazoi për PSG nga pika e bardhë.

Pas 120 minutave pa fitues, gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive, ku skuadra franceze u tregua më e saktë dhe më e ftohtë. Ajo triumfoi 4-3 nga pika e bardhë e 11-metërshave, duke siguruar trofeun më prestigjioz europian për herë të dytë radhazi.

Ky sukses konfirmon dominimin e PSG në Europë, ndërsa për Arsenalin mbetet një finale e hidhur, pasi humb shansin historik për të fituar Champions League për herë të parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.