I riu shqiptar udhëtonte me djalin 4 vjeç… dalin pamjet e aksidentit të frikshëm
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Përrenjasit, ku një 37 vjeçar i cili po udhëtonte me djalin e tij vetëm 4 vjeç, është përplasur me një tjetër makinë në rrugë.
Si pasojë e impaktit tre persona kanë mbetur të plagosur, përfshi dhe fëmija i mitur. Drejtuesi i mjetit Toota Yaris, Amares Zharri, babai 37 vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me makinën që drejtohe nga Dejvis Islami.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitaline Librazhdit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./Express
Pamjet u publikuan nfga Report tv



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



