E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Vrasja në Laprakë, ja makina në të cilën ndodheshin Benga dhe Gjikolaj
Lajme

VIDEO/ Vrasja në Laprakë, ja makina në të cilën ndodheshin Benga dhe Gjikolaj

Në foton që shihni është automjeti tip “Benz E Class” ngjyrë e zezë me targë AA266MS ku po udhëtonte Erion Benga, 23 vjeç, me të dashurën e tij Griselda Gjikolaj, 17-vjeçe, në momentin kur u qëlluan me armë zjarri.

Nga plumbat humbi jetën 17-vjeçarja në Spitalin e Traumës ku u transportua nga Benga, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Siç duket nga kjo foto e siguruar autorët kanë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës gjë e cila tregohet nga shenjat e plumbave në automjet.

Xhami i pasëm i makinës, nga krahu i shoferit, është thyer. Autori, i ndihmuar edhe nga një person tjetër, ka pasur për objektiv Erion Bengën me të cilin kishte debatuar një javë më parë pasi i kishte ngacmuar të dashurën Griselda Gjikolaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.