E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama katastrofa më e madhe kombëtare që pas çlirimit nga Turqia, ja surpriza e hidhur që ka për shqiptarët në 2019
Lajme

Rama katastrofa më e madhe kombëtare që pas çlirimit nga Turqia, ja surpriza e hidhur që ka për shqiptarët në 2019

Edi Rama dhe rrethi i tij i hajdutëve kanë parashikuar t’i bëjnë gropën Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë vitit 2019, duke planifikuar vjedhjen më të madhe gjatë 100 viteve të fundit, me pasoja katastrofike për vendin.

Nëse gjatë vitit 2018, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është vjedhur pasuria e shqiptarëve me vlerë 1 miliardë euro, në vitin 2019, që është edhe vit zgjedhor, Edi Rama dhe lukunia e tij ka planifikuar të vjedhë edhe 3 miliardë euro.

Sipas parashikimeve të buxhetit, 2 miliardë euro do të jetë kostoja përmes skemës mafioze të PPP-ve, shumë kjo që do të rrisë borxhin në kurriz të shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre, ndërsa do të përfitojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe qeveritarësh.

1 miliardë euro do të vidhen drejtpërdrejtë përmes tenderave, kontratave, favorizimit me taksat, përvetësimit të pronave publike dhe aseteve të tjera kombëtare.

Vetëm për koncesionet e kaluara, gjatë vitit 2019, do të paguhen mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ndërsa 2 miliardë euro koncesione për vitin 2019, të cilat sjellin vetëm rrënim të shqiptarëve dhe pasurim të kastës në pushtet, janë një minë me sahat në ekonominë e vendit.

Paratë e shqiptarëve, në vend që të shkojnë për arsimin, spitalet, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjes së cilësisë së jetesës, do të shkojnë në xhepat e oligarkëve, për t’u ndarë më pas me qeveritarët mafiozë.

Kjo skemë e kobshme pritet të çojë nivelin e borxhit publik në 84 %, në nivelin më të rrezikshëm. Vjedhja qeveritare rëndon në dy drejtime, në rritjen e borxhit për shqiptarët në vitit e ardhshme dhe rrënimin e buxhetit të sotëm.

Si rrjedhojë e korrupsionit të frikshëm, siç është theksuar edhe në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, investitorët e huaj janë larguar. Në të gjitha raportet Shqipëria është e fundit për investimet e huaja. 1 miliard euro investime janë vetëm në kokën e Arben Ahmetajt, i cili rri më shumë në ajër me çarter e me dashnore se sa në tokë.

Kujt jeni të prirur t’i besoni Arben Ahmetajt apo SHBA? Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve tha gjatë vitit 2018 se PPP e famshme të qeverisë kanë kufizuar konkurrencën dhe se korrupsioni po largon investitorët nga Shqipëria.

Kushdo që ka dyshime mbi këtë gjendje, le t’i bëjë një pyetje vetes: Pse në Shqipëri nafta është më çmimin më të shtrenjtë në Evropë?

Pse biletat e fluturimit janë më të shtrenjta në botë? Sepse, për çdo një litër naftë, 60 për qind e shumës së parave i merr shteti si taksë, për të vijuar sundimin duke vjedhur. Sepse kasta në pushtet ka monopolizuar tregun e fluturimeve për të pasuruar një pakicë dhe për të varfëruar shqiptarët.

Kushdo që ka dyshime që Edi Rama është katastrofa më e madhe kombëtare që pas largimit të turqve, le të lexojë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Bashkimit Evropian se çfarë thonë për nivelin e korrupsionit dhe të gjithë treguesit në vend./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.