E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqet ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën
Bota

Dorëhiqet ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën

Wess Mitchell, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dha dorëheqje nga kjo detyrë.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Wess Mitchell, do të largohet nga posti i tij në mes të shkurtit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino tha se Mitchell ka qenë një “udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.

Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Europën vjen në një kohë të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.