Dëmtohet rruga e re e Velipojës, u ndërtua një vit më parë
Rruga e re Shkodër -Velipojë duket se ka nisur të prishet, ndonëse e inaguruar vetëm pak kohë më parë. Në segmentin nga ura e Gjo Lulit deri në Malikolaj gjendja shfaqet më e agravuar dhe lidhur me këtë rast ka reaguar kreu i njësisë administrative Velipojë, Altin Kaçi.
Kaçi ka thënë se Bashkia Shkodër i ka dërguar një shkresë FSHZH-së, por ende nuk ka një reagim.
Altin Kaçi u shpreh:
Bashkia Shkodër i ka dërguar një shkresë zyrtare Fondit Shqiptar i Zhvillimit, por ende nuk ka marrë një përgjigje, por firma ka nisur specialistët e saj për të bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të rrugës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



