E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja më deputetët e PE, Lleshaj nuk pranon të flasë, Fleckenstain dhe Soreca: Nesër…
Lajme

Përfundon mbledhja më deputetët e PE, Lleshaj nuk pranon të flasë, Fleckenstain dhe Soreca: Nesër…

Delegacioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, zhvilluan sot një takim me kreun e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi për të diskutuar mbi vendimin e opozitës për djegien e mandteve dhe kerkesat për rrëzimin e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme, pas përfundimit të së cilit krerët e opozitës theksuan edhe njëherë kërkesat e tyre.

Pas këtij takimi, ata pritën në zyrat e BE në Tiranë, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por pas përfundimit të takimit ministri zgjodhi të mos bëjë asnjë koment, ndonëse vëmendja e media për të mësuar rreth asaj që ishte folur ishte e madhe.

Ndërsa përfaqësuesit e PE, Knut Fleckenstein dhe Luigi Soreca, u shprehën se gjithçka do ta thonë nesër në një konferencë për shtyp.

Delegacioni i PE do të qendrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në fokus të qëllimt të vizitës së tyre është edhe njohja me procesin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.

flancestain

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.