Ishte i dënuar për trafik droge në Itali kapet në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 56-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar O.Xh., banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Brescia/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



