‘DËGJONI KËMBANAT E ALARMIT’, BASHA: DO MBAJNË PËRGJEGJËSI ATA QË SULMUAN ME GAZ NË SHTËPITË E QYTETARËVE
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kjo qeveri ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik.
Sipas kryedemokratit të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre do të mbajnë përgjegjësi.
‘Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin’, shkruan Basha.
Postimi i plotë:
Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.
Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



