E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Zuckerberg  po lëkundet ?! Pas problemit të rëndë, sot i ranë të gjitha platformat
Bota

Mark Zuckerberg po lëkundet ?! Pas problemit të rëndë, sot i ranë të gjitha platformat

Platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha pjesë e kompanisë së themeluar nga Mark Zuckerberg, nisën të mos funksiononin rreth orës 13:00 të ditës së sotme, një rast i përsëritur pas atij të disa javëve më parë.

Shumë përdorues, edhe në Shqipëri kanë sinjalizuar probleme, madje edhe në rrjetet e tjera sociale. Hashtagët #facebookdown, #whatsappdown dhe #instagramdown u bënë menjëherë temë kryesore në Twitter.vlcsnap-2019-04-14-17h20m29s141

 

Përdoruesit e Facebookut panë faqet e para të tyre që nuk rifreskoheshin, ndërsa ata që përpiqeshin të lidheshin me “domain”-in kryesor, facebook.com, e gjenin të padisponueshme. Instagrami ishte i paqasshëm dhe mesazhet e WhatsAppit nuk dërgoheshin apo nuk merreshin.

Problemet vijnë vetëm një muaj pasi Facebook shënoi edhe problemin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë.

Facebook, WhatsApp dhe Instagram u bënë të paqasshme për orë të tëra muajin e shkuar, e u deshën rreth 24 orë që rrjeti më i madh social në botë të zgjidhte problemin. Facebook fajësoi një konfigurim serveri për këtë dhe kërkoi ndjesë për problemet./Tch/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.