E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NATO nuk e fsheh: Të shqetësuar për planet e Turqisë me Rusinë
Bota

NATO nuk e fsheh: Të shqetësuar për planet e Turqisë me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu shqetësimin për pasojat që do të kishte blerja e sistemit rus raketor nga ana e Turqisë.

Gjatë një konference për media së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Stoltenberg tha se megjithatë secili aleat i NATO-s merr vendime autonome sa i përket blerjes së pajisjeve ushtarake.

“Mirëpo në të njëjtën kohë unë jam i shqetësuar për potencialin e pasojave lidhur me vendimin e Turqisë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione”, tha Stoltenberg.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të tërheqin planet për shitjen e aeroplanëve luftarak dhe do të vendosin sanksione ndaj Turqisë nëse vazhdon me procedurat e blerjes së sistemit rus.

Uashingtoni ka tërhequr vërejtjen se sistemi rus nuk përshtatet me atë të NATO-s dhe se ai paraqet rrezik për aeroplanët amerikan F35, raporton Rel.

Nga ana tjetër, Turqia ka thënë se si aleate e NATO-s ,ajo nuk duhet të jetë subjekt i sanksioneve amerikane, dhe se ajo nuk paraqet asnjë rrezik për SHBA-të.

Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë përgjatë historisë kanë qenë të tensionuara por Moska dhe Ankaraja kanë vendosur raporte të fuqishme ekonomike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.