TRAGJIKE/ ADOLESHENTI E KËRCËNONTE ME MESAZHE, 16 VJEÇARJA NË BERAT I JEP FUND JETËS (EMRAT)
Një 16 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë pasi kërcënohej nga një adoleshent për publikimin e një video.
Mësohet se adoleshentja, Adela Çaçi është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e saj të fundit. 16 vjeçarja i dha fund jetës pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me mesazhe në telefonin e saj nga një 17-vjeçar.
Adela Çaci, ishte nxënëse në Shkollën e Mesme Profesionale të qytetit të Beratit, në vitin e parë. Edhe kërcënuesi i saj, David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia, ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën.
Për familjarët dhe të afërmit e Adelës, lajmi për vetëhelmimin e saj ishte tronditës dhe krejt i papritur, pasi askush nuk e kishte kuptuar gjendjen depresive të vajzës dhe askush nuk dinte se ajo kërcënohej nga një djalë. Sipas Policisë së Qarkut Berat, 17-vjeçari David Kovaçit, është arrestuar dhe tashmë do të përballet tashmë me akuzën e “Përndjekjes” në Gjykatën e të miturve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



