AktualitetNgel në Vetting gjyqtari/ Tha se kishte jetuar me 5000 lekë në muaj
Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, pasi ka bërë deklarim të paplotë të pasurisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë Islamajn, ndërsa KPA e shkarkoi atë.
Tashmë Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 anëtarë.
Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj për të justifikuar paratë e kursyera, pretendonte se kishte jetuar me 5 mijë lekë në muaj ose 170 lekë në ditë, gjatë periudhës kohore 1992 deri në vitin 2000. Ky standard jetese është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, në vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Edmond Islamaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



