Shembet hyrja e Komisariatit nr.6 në Tiranë!
Hyrja e Komisariatit nr.6 të Policisë në Tiranë është shembur! Famirësisht nuk ka zënë poshtë asnjë punonjë policie. Kjo godinë që ndodhet në Kombinat është e re dhe e inauguruar vetëm pak kohë më parë. Nuk dihen shkaqet e shembjes së godinës, por natyrisht dyshimi kryesor mbetet tek cilësia e punimeve.
Sot, ndërtuesit janë rikthyer në godinë dhe kanë vendosur skelat për ta ndërtuar sërish. Nuk dihet nëse ka filluar ndonjë hetim ndaj firmës që kreu punimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



