E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE i tërheq “veshin” Shqipërisë:   Abuzohet me fondet
Lajme

BE i tërheq “veshin” Shqipërisë: Abuzohet me fondet

S’ka kapacitete për emergjencat civile! 

PUBLIK.live/ E mërkurë, 09 Gusht 2017  Zjarret e shumta që po përfshijnë Shqipërinë kanë krijuar një gjendje të vështirë dhe pasojat do të jenë të rënda.
Ajo që shpesh thuhet në media, pohohet edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, sipas të cilit Shqipëria ka mungesë të menaxhimit të të dhënave.

“Ka progres, deri diku, me ministritë e linjës në ngritjen e zyra të informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile, por nuk ka pasur progres në nivel lokal dhe rajonal”, thuhet në raport.

Po kështu në raport vijohet të theksohet se kapaciteti i institucioneve për menaxhimin e emergjencave civile është i ulët.

“Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikqyrjes duhet të forcohet për të siguruar veprim të efektshëm ndaj situatave të emergjencës”,nënvizohet në raport.

Po ajo që është më e rënda është fakti se Bashkimi Evropian në raportin e vet për Shqipërinë e ka cilësuar sektorin e emergjencave civile, si një nga sektorët ku abuzohet më shumë me fondet publike
“Keqmenaxhimi i fondeve publik lidhet kryesisht me emergjencat civile, pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe kontrata punësh publike, furnizime e shërbime”,theksohet në raport

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.