Policia kap laçianin në kërkim. I zbulohet se para pak ditësh…
Bie në prangat e Policisë një 42 vjeçar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas më datë 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H (i cili në 2018 ka vrarë veten)
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”
Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



