E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj firmos koalicion parazgjedhor me partinë e Shpend Ahmetit
Bota

Haradinaj firmos koalicion parazgjedhor me partinë e Shpend Ahmetit

Pas një konference të përbashkët për mediat, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, kanë konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Më herët, Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  ka mbajtur një takim ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në. Në këtë njoftimi thuhej se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj për të zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

‘Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së’ thuhet në komunikatën e AAK-së

Gjithashtu po sot edhe Këshilli drejtues i PSD-së  ka mbajtur një mbledhje në të cilën është marrë vendimi për marrëveshjen e koalicionit  parazgjedhor me AAK-në.

Mësohet se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.