Goditet klani Duka, arrestohet në Tiranë i forti Elvis Gaçaj, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos
Policia e Shtetit ka prangosur njërin nga anëtarët më të rëndësishëm të klanit Duka, Elvis Gaçaj. Gaçaj, 44 vjeç u arrestua nga Policia e Durrësit teksa tentoi të largohej nga post-blloqet e Policisë. Burime bëjnë me dije se Gaçaj, i njohur edhe më nofkën “Gabeli”, është arrestuar në lagjen nr 3 në qytetin e Durrësit. Atij iu gjet një armë zjarri pa leje. 44-vjecari është një nga të akuzuarit kryesor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të këtij viti në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



