E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat nxjerrin fotot e djalit të ish Prefektit. Si u arrestua
Lajme

Mediat nxjerrin fotot e djalit të ish Prefektit. Si u arrestua

Policia e Paraguait arrestoi Elton Radovanin, djalin e ish prefektit te Shkodres Paulin Radovani pasi eshte i akuzuar se eshte i perfshire ne nje skeme borxhesh dhe mashtrimesh.

Mediat paraguajane bejne te ditur se sipas dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqiperise.

 

 

Elton Radovani 31 vjec eshte arrestuar me 3 tetor ne Paraguaj rreth ores 11:00 ne nje autostrade atje dhe tashme pritet ekstradimi drejt Shqiperise.

Mediat e huaja kane publikuar edhe fotot e Elton Radovanit:

26691-b5c1d169b48dbe398ded96959f4919cb26691-2396bda54772b81b2c04f79d387ea0fb26691-80154fa68ec291a6848445161e0d780c26691-3efd4a09d9bb03c9ed3dfd063861751d26691-9f5b462b25ab50da31f8df514a34b13420191004c4cd0ddeeaf73addd18c3792fb0e8d51

Ish-prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, djali i te cilit u arrestua sot nga policia ne Paraguai, i gjendur ne presione per shkak te boxrheve te shumta te krijuara nga djemte, e perfshire ne bixhoz i ishte drejtuar per ndihme policise.

Kjo u pasua me hetime nga ana e prokurorise e me pas me zbulimin e grupit të fajdexhinjve në Shkodër. eurot1

 

 

Ja cfare shkruante Panorama ne Mars te ketij viti, fill pas aksionit te policise qe coi ne pranga 12 persona

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij, derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar.

Dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve anëtar në Këshillin aktual të Bashkisë Shkodër, Elton Radovani, si shkak i vesit të bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisën duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, të cilët ia lëshonin me një përqindje që varionte nga 3- 20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Ish-prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani

Ish-prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani

Këto fajde bënë që ishprefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij për kthimin e parave. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që t’i bënin edhe presione. Në një moment, ishprefekti edhe është goditur teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa mësohet se ka dy urdhra mbrojtjeje nga Gjykata, pikërisht për shkak të këtyre problemeve.

Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit ishin arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë, ndërsa vetë ish-prefekti ndodhej në Shkodër. I ndodhur mes këtyre problemeve, Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në Prokurori dhe të denoncojë disa prej emrave, të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij u kishin marrë para hua.

Pas denoncimit të tij, Prokuroria dhe Policia nisën hetimet, ndërsa shumë prej bisedave janë regjistruar nga vetë ishprefekti Radovani, i cili ka pasur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë. Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj”, duke vënë në pranga 12 persona, mes të cilëve kancelarin e Gjykatës së Shkodrës, si dhe ish-drejtorin e Patentave në Shkodër.

Në kërkim janë tre persona, ndërsa janë pezulluar nga detyra dhe kanë masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” Valbona Hajdari, notere në Shkodër, dhe Ergys Lohja, efektiv policie. Sipas burimeve, në çdo lëvizje që bën ish-prefekti Radovani, që pas denoncimit shoqërohet me Polici për shkak të këtyre problemeve dhe kërcënimeve që mund të ketë. Policia po heton për rolin e gjithsecilit nga 12 të arrestuarit, një pjesë e të cilëve janë të njohur të ishprefektit apo djemve të tij.

Në qytetin e Shkodrës, nga burime jo zyrtare mësohet se të arrestuarit janë vetëm një pjesë e vogël e atyre personave që japin para me fajde. Kjo praktikë është kthyer në një biznes për të fortët, si dhe një mundësi për pastrimin e parave të pista.

Mirëpo, përveç qytetit veriperëndimor, ky fenomen po lulëzon edhe në shumë qytete të tjera të vendit, por Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë nisur asnjë hetim, ashtu sikurse dhe në rastin e Shkodrës u desh një denoncim për zbulimin e një historie të frikshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.