E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Don Bosko” shoqëria kulturore që u shpall armike e popullit e partisë
Lajme

“Don Bosko” shoqëria kulturore që u shpall armike e popullit e partisë

Lista me intelektualët e Shkodrës, nga të cilët, shumica u pushkatuan e u burgosën. Tonin Harapi, Mark Kaftalli, Anton Harapi, Gjon Kapedani, Ndoc Shllaku, Palok Kurti, Mikel Koliqi e shumë emra të tjerë të njohur të artit dhe kulturës shkodrane, ishin pjesë e shoqërisë Don Bosko…

 

 

 

 

 

 

Me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndër hapat e parë që u ndërmorën nën terror, ishin shpartallimi i të gjitha organizimeve kulturore e artistike, që deri atëherë i kishin shërbyer shoqërisë shqiptare si vatra të dijes e kulturës. Shoqëria Don Bosko ishte një ndër to. Edhe pse pati kontribute të mëdha në edukimin e shoqërisë me natyrë edukative, arsimore e kulturore, shoqëria Don Bosko u shpall si organizatë armike nga regjimi komunist. Shoqëria u konsiderua nga shteti komunist si armiqësore për popullin dhe rininë.

Tonin Harapi, Mark Kaftalli, Anton Harapi, Gjon Kapedani, Ndoc Shllaku, Palok Kurti, Mikel Koliqi e shumë emra të tjera të njohur të artit dhe kulturës shkodrane, ishin pjesë e shoqërisë Don Bosko, në gjysmën e parë të shekullit të shkuar. Shumë prej tyre u arrestuan, u burgosën ose u pushkatuan. Të tjerë, si Mark Kaftalli apo Tonin Harpi, mundën t’i shpëtojnë terrorit komunist. Kujto.al

Më poshtë, botojmë të plotë listën e shoqërisë fetare  “Don Bosko”:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.