Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi do të vuajë në qeli 3 vite burg
Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, i akuzuar për korrupsion është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda me 4 vite e 6 muaj burg. Por per shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i mbetet te vuaje ne qeli 3 vite burg. Gjithashtu gjykata i ka hequr të drejtat e funksioneve publike për 5 vite.
Roland Hysi, i kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nënë të divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës së saj. Video e tij u publikua nga emisioni “Stop”.
Biseda e pergjuar e gjyqtarit
Gjyqtari Roland Hysi: Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…
Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94 në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?
Denoncuesja: Më ke thënë: Ta di ngjyrën e reçipetave!
Gjyqtari Roland Hysi: Jo! Ta thashë për tjetër gjë…,mua s’më shpëton asnjë gjë, të thashë. Më shikon edhe syri përtej asaj që nuk dallohet, madje mund të të di edhe ngjyrën e të brendshmeve, që nuk mund të shikohen, thashë.
Denoncuesja: Po!
Gjyqtari Roland Hysi: Atëherë, atëherë dëgjo Landin! Nuk jam nga ata njerëz, që të të peshoj unë ty, a je për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…! Jo, jo, nuk po ta them, që për të të thënë, që s’je në radhë apo jo. Absolutisht! Biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit dhe kjo më bën atë, origjinalitetin tim, Landin, ky gjyqtari këtu, ky gangsteri. I kam të gjitha, pa diskutim, ta thashë vetë unë…
Denoncuesja: Do çohemi?
Gjyqtari Roland Hysi: Do më përqafosh mua?
Denoncuesja: Po, normale, që po…! Do të marr në telefon!
Gjyqtari Roland Hysi: Do të bësh dashuri me mua?
Biseda tjeter e transmetuar në emisionin “Stop”
Elona Meçani – Pra kjo mund të shkojë edhe në Shtator, këta kanë të drejtën ta shtyjnë. Më kupto, ça të them?
Denoncuesja – Po!
Elona Meçani – Dhe unë të thashë, se unë i kam 2 muhabete me të dhe i di shumë mirë. Dhe unë të thashë që t’i ftoje, thjeshtë si nënë dhe pastaj kafja është tjetër gjë. Nderi, nder është.
Denoncuesja – Ekzakt!
Elona Meçani – Dhe ai ka marre peshën dhe është i kujdesshëm, që t’mos vihet në përgjim. Se do vihet ky Vettingu i famshëm dhe këto gjëra…ajo, që unë them është kjo që, sepse nesër ti mund ta hapësh sërish gjyqin, për ta marrë dhe gjasat që t’i bie Rolandit, janë të mëdha, që të jetë i njëjti gjyqtar. Sugjerimi im është, t’i japësh një kafe. Vendi ku ishit ju…

Denoncuesja – Po!
Elona Meçani – …ka kamera gjithandej.
Denoncuesja – Dakord!
Elona Meçani – Unë do të sugjeroja kështu, jepi një 500 euro!
Denoncuesja – Edhe 1000 (euro) edhe 1500 (euro). Unë vetëm të marr vajzën dhe të iki!
Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësisë” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj. Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër çështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë. Psikologia Elona Meçani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat. Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.
Gjyqtari Roland Hysi – Tani po prisja dhe….e di, sa u mërzita? Se ti ke vapë, unë jam i lodhur. A e kupton?
Denoncuesja – Ju kuptoj…, ju kuptoj!
Gjyqtari Roland Hysi – Kam që në 6, që…ulu këtu! Një sekondë të lutem! Vetëm mos më shtrëngo! E di sa i lodhur jam…?!
Denoncuesja – Absolutisht! Rri i qetë!
Gjyqtari Roland Hysi – Jo! Të rrish ti e qetë! Po pra, edhe unë zëre se të njoh prej shumë vitesh, por më krijo një komoditet, që dhe unë…,në moment, që kuleta, e di më prish shumë punë, shumë, puna jote është një. Punët e mia janë 100. Të lutem mos m’u mërzit! Më fal!
Denoncuesja – Atëherë, në 24 kemi gjyqin?
Gjyqtari Roland Hysi – Po! Të kuptoj shumë qartë.
Denoncuesja – Vendimi, varet nga ju?
Gjyqtari Roland Hysi – Po nuk diskutohet fare.
Denoncuesja – Mua më ke për çdo gjë!
Gjyqtari Roland Hysi – T’i rikthehemi origjinës! Mua më vijnë të gjithë njerëzit, kur vijnë, vijnë me ….(lekë) …bëje! Mos kujto, se nuk kanë ardhur të më joshin, jo ai, tjetri, tjetri dhe i kam thënë: shoku stop tek mua! Po qe se është kjo historia, m’u mbush mendja, që s’ke të drejtë! Do një cikë djallëzi kjo punë. Në ç’kuptim? Je në momentin, që je në pozita të rënda. Ta them me sinqeritet, që je shkëputur nga fëmija etj, etj… E vetmja grimcë është që fëmija tha, që dua të rri me mamin dhe kjo është e dyshuar. Unë e di se si bëhet. Është shumë delikate, tani shiko, si bëhet: do të rrëzohet kërkesë padia e palës tjetër. Më kupton? Pra pretendimet e tija, që kërkon të marri fëmijën, do të bien dhe unë do të jap një vendim, që të ketë lezet, kur ta lexojnë.
Denoncuesja – Këtu ke 500 euro edhe nuk mbyllet me kaq.
Gjyqtari Roland Hysi – Tani,…ok!
Denoncuesja – Në datë 24 jepet vendimi dhe nuk mbyllet me kaq. Në datë 24 do nisem dhe…
Gjyqtari Roland Hysi – Do jemi bashkë! Dëgjo Landin! Unë nuk do ta bëja, por më ke gjetur vetë sot…
Denoncuesja – Hallall! Dëgjo! Unë i kam nxjerrë me gjak dhe i ke hallall 500 euro!
Gjyqtari Roland Hysi – A më njeh mua? Si, si ke dëgjuar për mua?
Denoncuesja – Unë nuk kam dëgjuar asnjë gjë për ty. Unë sot e njoh zotin gjyqtar.
Gjyqtari Roland Hysi – Atëherë, atëherë dëgjo Landin, se nuk jam nga ata njerëz.., që të peshoj unë ty, a je ti për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…Jo, nuk po ta them, për të të thënë, që s’je në radhë, apo…biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit.
Denoncuesja – Do çohemi?
Gjyqtari Roland Hysi – Ti do më përqafosh mua?
Denoncuesja – Po, normale, po! Ku do ikësh në darkë?
Denoncuesja – Do të marr në telefon!
Gjyqtari Roland Hysi –Do të bësh dashuri me mua?
Denoncuesja – Pse jo?! Të jap edhe shpirtin për vajzën!
Gjyqtari Roland Hysi -Po qe për vajzën, jo! Po qe për qejfin tënd, po! Dëgjo…!
Denoncuesja – Mirupafshim!
Gjyqtari Roland Hysi – Po qe për vajzën, nuk e dua!
Denoncuesja – Ok!
(Gjyqtari i thotë denoncueses ta prekë në organin gjenital dhe ta shtrëngojë fort).
Denoncuesja – Po mos, të lutem…!
Gjyqtari Roland Hysi -Shtrëngoje këtu! Fort! Ndieje fort aty! Fort…, ëëë aty…!
Denoncuesja – Mirupafshim!
Gjyqtari Roland Hysi –Ejjj.., as me një tani! Ok?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



