Përmbyset traktori tek Ura Vajgurore, vdes punëtori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën, pas një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pashall, ku viktima ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, i cili është përmbysur në një kanal kullues ku për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari me inicialet G.H.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



