Replika e plotë:
Vasilika Hysi: Mos diskutoni më për mbiemrat e njëri-tjetrit, urdhëro zoti Shalsi.
Ralf Gjoni: Duhet të kenë respekt kolegët.
Vasilika Hysi: Patjetër që kanë respekt. Më fal zoti Gjoni. Të gjithë deputetët dhe ministrat duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe etikën në këtë sallë.
Ralf Gjoni: Unë s’fyejta asnjë person me emër. Këta akuzojnë dhe tallen me ne. ik këtej ore bythqi*, pit*rop.
Erion Braçe: S’do merremi me ty 100 herë.
Erion Braçe: Kujt i thua ti more, unë flas për organizatën kriminale.
Ty ça të kam vjedhur ty? Ik ore mbylle gojën.
Ralf Gjoni: Mbylle ti gojën.
Erion Braçe: Pis.
Vasilika Hysi: Kolegë ju lutem uluni. Zoti Shalsi. Zoti Gjoni ju lutem uluni. (merr mikrofonin Gjoni)
Erion Braçe: Përse ia jep fjalën? Pse ia pret fjalën Shalsit?
Vasilika Hysi: Urdhëro, jo si dhashë fjalën. Të lutem mund të jesh më i kujdesshëm. Pushim 5 minuta.
Erion Braçe: E dëgjove që më tha organizatë kriminale, oktapod?
Vasilika Hysi: Pushim 5 minuta./ Dosja



