E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama komenton qëndrimin e BE: Përplasje mes të mëdhenjve. ‘Lojë’ interesash
Politikë

Rama komenton qëndrimin e BE: Përplasje mes të mëdhenjve. ‘Lojë’ interesash

Kreu i Qeverisë, Edi Rama tha sot se refuzimi i hapjes së negociatave erdhi si rezultat i mos arritjes së dakordësisë mes vendeve të BE-së.

Rama  tha se justifikimet për shtimin e numrit të azilantëve është një çështje, siç tha ai bishtash.

Rama tha se do vazhdojmë me pjesën tjetër të kërkesave të mbetura që lidhen me funksionimin e mirë të shtetit.

“Liderët e Bashkimit të sotëm Evropian që nga Presidenti i Këshillit, tek komisioneri për Zgjerimin e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është rezultat i mos arritjes së konsensusit nga vendet anëtare për arsyet e tyre dhe natyrisht pastaj, është e tepër kur i shtojmë bishta kësaj që është thelbësore jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo.

Thelbi është ky, jo ne dhe Maqedonia e Veriut por cilido nga vendet që janë në BE të kishte pritur konsensus nuk do ta kishte marrë. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave por asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta.

Natyrisht, kemi bërë një reformë në drejtësi, e cila nuk u është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE.

E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën Po të Bundestagut për reformën zgjedhore dhe natyrisht në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër që ka të bëjë me kërkesa të lidhura me funksionimin më të mirë të shtetit”, tha Rama.

Ai shtoi më tej duke thene se: “Kjo është një përplasje mes të mëdhenjve dhe është një “lojë” qasjesh dhe interesash që është shumë më e madhe se sa ne, si Shqipëri dhe si rajon. Askush nuk e ka përjashtuar dhe përjashton perspektivën e integrimit tonë në BE. Në fund të fundit, procesi i integrimit është një proces i transformimit të brendshëm që përputh legjislacionit, sistemin e funksionimit të institucioneve në funksion të njerëzve tanë.

Dua ta vë theksin tek fakti se ndërkohë që ata të cilët janë jashtë nesh, ata që përfaqësojnë BE e thonë pa ekuivok që në mos arritjen e vendimit të djeshëm, përgjegjësia është e brendshme e BE-së. Është e papranueshme dhe e diskutueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mos vendimi i djeshëm vjen si pasojë e mos përmbushjes së detyrave.

Ne i kemi përmbushur detyrat jo një herë por dy herë rresht. E kam parë qartë që ka një mos përputhje që do çojë në konflikt dhe dje u shpalos plotësisht. Kryeministri italian e quajti gabim historik, por nga ana tjetër nuk mund të mos shtojë që Franca është një nga themeluesit e BE-së. Është në të drejtën dhe legjitimitetin e vet të kërkojë rregulla brenda një shtëpie. Ajo që mbetet esenciale është që ne të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Nëse një pjesë të vendeve i kemi pasur gjithmonë mbështetje për shkak të qasjes së tyre”.

VIJON

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.