Vëllai i anëtarit të bandës së ‘Llanajve’ në gjyq, avokati: Gjobën 100 mije euro, e vuri…
Satilno Basho, i arrestuar dy ditë më parë bashkë me të vëllanë e tij Tesi Basho, cilësuar si një person me një rrezikshmëri shumë të lartë doli sot para Gjykatës për Krime të Rënda e cila dha masën e sigurisë arrest me burg për të.
Avokati i Satilno Bashos ka thënë se nëse ka gjobvënie është bërë nga i vëllai Tesi Basho.
Basho u arrestua pasi policia e akuzoi për shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.
Prokurori Anton Martini kërkoi arrest me burg dhe argumentoi se sipas kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., sipas të cilit Santilo Basho i ka bëre presion për ti dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.
Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin. Por kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Santilo Basho i cili i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.
“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti ske lidhje me këtë gjë”. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Santilo Basho në gjykatë.
Kurse avokati i tij mbrojtës teksa kërkoi pushimin e çështjes u shpreh:
“Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



