E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveri teknike  në Shkup, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare
Bota

Qeveri teknike në Shkup, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-së, Kristian Mickoski në mbledhjen e sotme të liderëve së bashku me partitë shqiptare, pritet të bien dakord për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata do të merren vesh për formimin e një qeverie teknike në përputhje me Marrëveshjen e Przhinos, shkruan portali maqedonas “Sakam sa Kazam”.

 

Pasi Këshilli i Bashkimi Evropian nuk e caktoi një datë për bisedimet e pranimit të Maqedonisë në BE, të premten, Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski propozuan zgjedhje të shpejta të parakohshme, të cilat do të parapriheshin nga një qeveri teknike 100 ditë para se të mbaheshin.

Për zgjedhje të reja parlamentare janë shprehur të gatshme edhe partitë politike shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.