E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagë në kokë, shpatull e këmbë. Kreu i bashkisë: Gjallica, plot me kafshë të egra
Lajme

Plagë në kokë, shpatull e këmbë. Kreu i bashkisë: Gjallica, plot me kafshë të egra

Nga përleshja me gjitarin, Onuzi ka marrë plagë të shumta, kryesisht në pjesën e kokës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ku në ndihmë të tij ka shkuar dhe një i afërm.

“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallicës, Ekrem Onuzi, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur për ndihmë edhe helikopteri, për shkak të terrenit të vështirë malor”, u bë e ditur nga Policia lidhur me ngjarjen.

 plagosuri, Ekrem Onuzi

I plagosuri, Ekrem Onuzi

Helikopteri i Ushtrisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes rreth 2 orë pas njoftimit, gjë e cila ka sjellë dhe irritimin e banorëve, për shkak se i dëmtuari po humbte gjak nga pritja e gjatë.

Ka qenë ora rreth 13:15, kur helikopteri u nis nga Kukësi në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për të transportuar 45-vjeçarin për ndihmë të specializuar mjekësore. auto_Screenshot_51571572953

Fillimisht, helikopteri ka kryer ulje në aeroportin e Kukësit për të marrë familjarë të Onuzit dhe mjekë të Spitalit Rajonal të Kukësit, në mënyrë që të dëmtuarit t’i jepej ndihma e parë në vendin e ngjarjes. Për t’i lehtësuar punë pilotit në gjetjen e vendit, banorë të zonës ndezën një zjarr.

Si pasojë e sulmit nga ariu, 45-vjeçari ka marrë plagë në fytyrë, krahë, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Mjekët e Spitalit të Traumës bëjnë të ditur se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Arinjtë e murrmë janë shtuar gjatë viteve të fundit, kjo kryesisht dhe nga vendosja e moratoriumit për ndalimin e vrasjes së kafshëve të egra, por dhe nga shpopullimi i fshatrave malore në Kukës.

SAFET GJICI

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, duke folur për ngjarjen thotë se në Gjallicë, aty ku ka ndodhur sulmi i 45-vjeçarit nga ariu, ka shumë kafshë të egra. Ndërsa me ndërhyrjen e bashkisë është bërë e mundur dhe dërgimi i helikopterit që transportoi 45- vjeçarin në Tiranë. “Menjëherë nga marrja e njoftimit nga banorët, kemi ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë qytetarit. Gjallica ka shumë kafshë të egra”, u shpreh Gjici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.