E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada bën paralajmërimin e fortë. Nga Llalla, Tom Doshi e Dako, ja çfarë njofton
Politikë

Ambasada bën paralajmërimin e fortë. Nga Llalla, Tom Doshi e Dako, ja çfarë njofton

Duke theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ambasada terheq vemendjen per korrupsionin e zyrtareve te larte.

Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ambasada amerikane  ne nje postim ne faqen e vet ne Facebook. amb1

Permes nje videoje, Ambasada thekson se Sekretari i Shtetit ka percaktuar publikisht rreth 100 persona ne mbare boten, 14 prej te cileve shqiptare, qe u eshte ndaluar hyrja ne SHBA.  amb2amb3

Teksa permendet rastet e ish kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputeti Tom Doshi, Ambasada njpfton se te tjere pritet te jene ne liste, sipasNenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara, qe percakton ndalimin per korrupsionin madhor.  amb4

 

Postimi i Ambasades Amerikane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.