Kryeministri i Shqipërisë paralajmëron padi ndaj Ramush Haradinajt
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi padi kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me deklaratat e tij për ndarjen e Kosovës, duke akuzuar Edi Rama, Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj tha se i kishte shpëtuar Kosovës 10 miliardë euro që do t’i jepeshin Serbisë nëpërmjet minierës së Trepçës.
“Për 10 miliardëshin po përgatis dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. T’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh vota, atyre bravo ju qoftë. Është ish-kryeministri i Kosovës. Ku dha dorëheqjen me medemek dhe është akoma atje.
Është një person që gënjeu në mënyrën më të pa skrupullt duke thënë se i bëra presion hiqe taksën. I kam thënë Ramush që kjo që po të propozon Emanuel Macroni nuk të vjen dy herë. Ky sot kishte mundësi t’i jepte popullit vet liberalizimin e vizave”, tha Rama në “Opinion” në Tv Klan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



