Kryebashkiakët akoma nuk kanë deklaruar shpenzimet e fushatës
13 krybashkiakë të Partisë Socialiste nuk kanë deklaruar shpenzimet që kanë bërë si kandidatë në fushatë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


Në këtë tabelë vërehet se kandidatët e PS-së, të cilët aktualisht janë kryetarë të bashkive Durrës, Elbasan, Finiq, Has, Këlcyrë, Malësisë e Madhe, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, Përrenjas, Pukë, Shkodër dhe Skrapar nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim për fushatën zgjedhore ku nuk merrte pjesë opozita e bashkuar. Ndërkohë, po në këtë tabelë tregohen edhe kandidatët të cilët kanë shpenzuar më shumë. Sipas raportit të depozituar nga PS-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati që ka shpenzuar më shumë është kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, 3.190.641 lekë.
Kandidati i dytë që ka shpenzuar më shumë në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit është Safet Gjici në Bashkinë e Kukësit me 2.844.180 lekë. Dhe në vend të tretë renditët Kandidati i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ka më shumë se dy mandate me 1.940.000. Ajo që bie në sy është shuma e shpenzuar nga kryebashkiaku aktual i Tiranës, Veliaj, i cili ka deklaruar se ka shpenzuar shumë herë më pak se kolegët e tij në bashki më të vogla. Sipas raportit financiar të PS-së, Veliaj ka shpenzuar vetëm 255.000 lekë.
MONITORIMI I KQZ
Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike. Mësohet se brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditivit. Kjo do të bëjë të mundur edhe krahasimin e shpenzimeve reale dhe atyre të deklaruara nga subjektet politike, të cilat morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë, do të ketë edhe mundësi animimi për partitë politike që nuk do të jenë dakord.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



