E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Minxhozi: S’mund t’i thuash Ambasadës Amerikane Xibrakë
Lajme

Minxhozi: S’mund t’i thuash Ambasadës Amerikane Xibrakë

Analisti Skënder Minxhozi, ndërsa foli rreth ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, tha se kemi të bëjmë me një “përplasje tipike shqiptare mes palëve”.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Minxhozi, u shpreh se është e rëndë t’i thuash Ambasadës Amerikane Xibrakë, referuar reagimit të zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushit, pas propozimit të Ambasadës  Amerikane për zgjidhjen e ngërçit në Kushtetuese.

Me stë tjerash, analizti theksoi se “fataliteti na e do që këtë situatë ta zgjidhin të huajt”.

“Unë mendoj se nëse këtë sherr e dërgojmë në një gjykatë, unë besoj se të dyja palët dalin me faulle. Mendoj se kjo është qasje me një ngërç tipik shqiptar. Ky është një lëmsh që vetëm ne mund ta krijojmë. Unë mendoj se tek analiza e Lubonjës, mungon elementi fundor i saj. Pyetja ime është se nëse jo palaçot e Ramës, cila është zgjidhja.

Kemi dy anë të kundërta. Meta thotë se e zgjidhim vetë, por edhe nëse ia lëmë, vetë nuk e zgjidhim. Nuk dimë zgjidhjen në këtë situatë. Meta thotë ikni ju se e di vetë këtë punë, atëherë cila është zgjidhja. Mendoj se fataliteti na e do se të huajt do na e zgjidhin.  Nuk mendoj se është normale që ambasadës amerikane t’i thuash Xibrakë. Kemi deklarata rrumpallë ndaj ndërkombëtarëve. Të thotë kreu i shtetit që merrni armët pse përmendja së paku dëshmon një lidership, që flet kështu kur interesi i vet del kundër asaj që duhet”, tha Monxhozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.