Albin Kurti tregon kushtin për t’u përfshirë në ‘Minishengenin ballkanik’
Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.
Arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.
Kurti: Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë. Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja , Albin Kurti, i pyetur sa i përket përplasjes mes Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe Bashkisë së kryeqytetit disa ditë më parë, mbi “dhunën e ushtruar në Astir”, tha se ata janë qytetarë të lirë të këtij vendi.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, u shpreh se është Bojken Abazi, drejtori ekzekutuiv i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, e të tjerë që duhet të japin përgjigje për këto
“Unë nuk e kam pas menduar se qendra e Vetëvendosjes qenka kaq e rëndësishme, e organizuar, besoj se Bojken Abazi e të tjerë duhet të japin përgjigje në këto pyetje, se kuptoj pse duhet të bëj avokatin apo akuzuesin e tyre, janë qytetarë të lirë të këtij vendi, kritika është e domosdoshme, në kuadër të një dashamirësie. Unë kam mësuar prej tyre sa ata prej meje, e quaj sulm të autenticitetit të tyre, të thuhet se s’keni ca merreni me ta se ata janë thjesht një degë e zgjatur, s’po distancohem, dua të restauroj autenticitetin e tyre.”
Disa ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë dënoi dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit, ku përmes një statusi në Facebook, ndër të tjera thuhej se “korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të Unazës së Re”, tha Kurti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



